Ismaili dhe….Kadareja…Nga Adriatik R. Dosti.

Adriatik Riza Dosti

Historia duhet shkruar ashtu sic eshte…

foto di Adriatik Riza Dosti.

Absolutisht qe nuk eshte koha per tu sulmuar Kadareja e as per tu kryqezuar por po aq eshte plotesisht koha e momenti i duhur per te thene nje te vertete te madhe e te pa mohueshme per te ,,,te cilen shqiptaret kane kohe qe e pergojojne , e perflasin dhe e mbllacisin rendom ne mendjet e tyre. Personalisht i takoj atij brezi dhe asaj kategori njerezish qe e lexoj ate qe nga fillimi i viteve 70 e ne vazhdim ,,madje nuk besoj te kem lene ndonje botim te tij pa blere, lexuar , studiuar e analizuar me vemendje te vecante. I takoj asaj kategorie qe nuk hyn tek ata lloj njerezish qe i madhi Konica i perkufizon ne te famshmin postulat te tij,,,se shqiptarit gjithmone e keqja i ka ardhur nga shqiptari. ,,,,Pra nuk i kam bere e nuk kam ndermend ti bej kurre keq asnje bashkekombasi timit ,,,me te keqinjte e gjakprishurit e gjakut tim le te merret historia, zoti e Perendia,,,e me ata qe kane lyer duart me gjakun e pafajshem te popullit tim e i kane bere keq Atdheut tim le te merret Drejtesia,,,nese ka e nese vertet egziston ashtu sic besojne e shpresojne njerezit normale ne kete bote ku jetojme..Nga natyra ime njerezore i peermbahem asaj c’ ka shkruhej ne faqen e pare te kopertines se Pasaportes se Mbreterise shqiptare te kohes se Mbretit Zog…Eshte detyra jote qe kudo, kurdohere e ne cdo rrethane ta ndihmosh vellane tend te nje gjaku..Dhe kete kam bere e do te bej me besnikeri e perkushtim derisa te kem frymen e fundit kudo qe te jetoje. .
Natyrisht qe prej kohesh shqiptaret e mesuar me Mite e Heronj u mesuan edhe me Lidera e Partira ndaj gjithnje e me shume e kane te veshtire te c’ mesohen me ta e ti c’ mitizojne ata.Keshtu ka ndodhur e po ndodh rendom me Skenderbeun, Nene Terezen, Ismail Qemalin, Enver Hoxhen, e deri edhe tek Rugova, Berisha e Kadareja…Ndaj eshte koha ta rishkruajme historine tone ashtu sic eshte ne te vertete e jo ashtu sic duam apo sic na pelqen ne..Eshte koha qe gjithesekujt ti japin ate vend qe meriton…mjaft me me heronj te stisur e beteja inegzistete te fituara gjithmone prej nesh,,,
Per sa i takon SHKRIMTARIT…KADARE…Eshte pa dyshim nje nder me te medhenjte e letersise shqiptare te shekullit 20 – 21..marre kjo ne kompleksitetin e asaj cka shkroi e botoi gjate kesaj periudhe . Pothuajse nga te gjithe eshte vleresuar per krijimtarine e tij sa te bolleshme aq edhe te larmishme e interesante ne raport me temat e trajtuara. Eshte vleresuar sidomos per stilin e tij te vecante, gjuhen e pasur e te larmishme perdorur ne krijimtarine e tij, gramatiken korrekte e interesante te gjuhes shqipe,tematiken e gjere e shpesh surprizuese, figurat e shkelqyera letrare te perdorura me aq finese e bukuri etj etj,,,Me mire se kritiket letrare vepren e tij nuk mund ta analizoje dot askush tjeter.Vleresimi qe bota letrare europiane e boterore i ka bere e i ben vepres se tij prej vitesh eshte nje tjeter tregues i pa mohueshem i asaj se ai eshte nje nder shkrimtaret me te mire shqiptare te te gjitha koherave dhe pa dyshim nje nder me te vleresuarit ne lemin letrar nder koleget e bashkekohesit e tij europiane e boteror. .Personalisht kur bije fjala per tematiken e tij te vleresuar si teper te larmishme ,,une mendoj se kjo lloj ”larmie” me shume i ka sherbyer personalisht atij, karieres se tij e pa dyshim edhe rregjimit ne fuqi ,- [ kohe ne te cilen ai shkroi e krijoi me se shumti] se sa vete letersise shqiptare e vendit te tij. Eshte me prodhimtari, me i lexuari, nder me te pelqyerit e nder me te botuarit jashte kufijve te Shqiperise ..po kaq edhe nder me te vleresuarit me nje sere cmimesh nderkombetare ne lemin e tij. Kaq per kete pjese.
ISMAILI si njeri, si qytetar e si shqiptar….
Asnjehere nuk e kam vleresuar ne te njejtin prizem e ne te njejtat opinione si ne ate te te qenit shkrimtar. Ne kete pjese tjeter te tij qe ne fillim dua ta bej hapur e publik opinionin tim personal…Ai mbetet nje njeri i vogel, i ngushte ne shpirt e meskin. Nje qytetar qe para interesit te tij te ngushte personal nuk ka vene kurre kurgje tjeter. Nje shqiptar konjuktural qe ka ditur kurdohere po per interesat e tija personale e te karieres se tij ti shfrytezoje me djallezi e mjeshteri finoke ..te gjitha konjukturat politike te kohes ne favor te tij,,,duke luajtur gjthmone me ate shprehjen e fameshme shqiptare qe,,,mishi te piqet e helli te mos digjet. E thene shqip ka pare ngushtesisht bythen e vet dhe ka larguar sa ka mundur e ka patur mundesi cdo gje larg bythes se vet. Desidenca e tij nuk i sherbeu asnjehere e ne asnje rrethane Shqiperise e popullit shqiptar edhe atehere kur keta te fundit aq shume shpresuan e besuan tek ai. Ai ishte dhe mbeti ku e ku larg me ate qe bene per vendet e popujt e tyre rusi Sollzhenicin apo ceku Havel.. Dhe kjo edhe per faktin se ne kete drejtim ishte e eshte shume Ismail e fare pak Kadare,,,Ismaili ishte nder armiqte me te betuar te krenarise e gjenive te vertete te historise se letersise e patriotizmit te vertete shqiptar si Mjeda, Fishta, Koliqi , Konica etj duke i denigruar keta sa here qe ju dha mundesia,,,,dhe kjo behej jo pa qellim e jo rastesisht nen emrin peshen e popullaritetin tij akademik, letrar e intelektual te kohes. Eshte po ky Ismail qe mitizoi permes Dimrit te vetmise se madhe ,,,nje nga figurat me te urryera te historise se shqiperise e te popullit shqiptar, Diktatorin Enver Hoxha. Eshte po mky Ismail qe hyjnizoje Partine kriminale te Diktatorit me poemen e tij te fameshme ,,Ku ti kerkoj rrenjet e tua Parti..Eshte po ky Ismail qe mbante lidhje te ngushta e te fshehta me kater kreret me te larte te rregjimit komunist e diktatorial te kohes …Hoxhen , Shehun, Kapon e Hazbiun. Hapini Arkivat e KQPPSH dhe Dosjen e tij personale nga Sigurimi i Shtetit dhe aty do te gjeni e do te shihni gjithcka me shkrim e me foto,,,e zeza mbi te bardhe,,,Carta Cantta..Cdo lloj tjeter historie me sigurimsa per te justifikuar desidencen e tij eshte sa e stisur aq edhe e pa vertete. Ismaili punoi dhe i duhej rregjimit po aq sa edhe rregjimit vete i duhej nje tip e nje njeri si ai…qe per fatin e te dyja paleve kishte ne mes talentin e te shkruarit nga ku te dyja palet kishin interes reciprok…Ismaili ne kulmin e diktatures ishte nder kreret me te larte te zgjedhutr te vendit,,,Ai mbante postin e Nen -Kryetarit te Frontit Demokratik ,,ne nje kohe qe Kryetare ishte e shoqja e Diktatorit ,,,Nexhmije Hoxha.Ismaili ishte disa legjislatura..Deputet i Kuvendit Popullor te Diktatorit Hoxha.. Ashtu sikurse veproi diktatori me nje nga legjendat e medha te sportit shqiptar,,Asllan Rusin,,kur ky i fundit guxoi te hiddhte syte nga e bija e tij Pranvera..[nje histori sa tragjike aq edhe e dhimbeshme qe coi ne cmendine e me pas ne hubje te jetes yllin e volejbollit shqiptar] . po ashtu,ne te njejten menyre egzakte veproi edhe Ismaili me familjen Rrapo e djalin e kesaj familje Renaton i cili guxoi te dashuronte te bijen e tij. .E sot pasojat e ”dores se Ismailit” per ta zhdukur nga faqja e dheut ate lloj dashurie dihen mire e publiksht nga te gjithe shqiptaret. Po ky Ismail mbajti ate qendrim banal, vulgar e teper antishqiptar edhe me ngjarjet tragjike te hapjes se Ambasadave…kur arriti deri aty sa ti etiketonte bashkekombasit e tij se ,,,jashteqitja e kombit.. Eshte po ky Ismail qe jo vetem kurre nuk ju kundrervu me guxim e kurajo intelektuali e shqiptari teper te njohur e te perkrahur jashte kufijve te Shqiperise ,,,pasuesit te diktatorit,,Ramiz Alise,,,por ne te kundertet fliste , shkruante e predikonte per besim e mbeshtetje ndaj reformave te tij…Lexoni artikujt, opinionet e intervistat a shkrimet e tij te asaj kohe ..A nuk eshte po ky Ismail qe edhe Liderin paqesor e kombetar te Kosoves martire Ibrahim Rugova guxoi nje mengjes te bukur ta etiketoje si tradhetar te kombit shqiptar?..Ismaili edhe arratisjen e tij te bujeshme e shfrytezoi thjesht per qellimet e veta personale .e kurresesi duke menduar se permes saj mund te ndihmonte Shqiperine apo popullin shqiptar..Harrojeni kete perralle te dale nga kanceleria personale e tij…se e bera qe te binte rregjimi me shpejt e te pershpejtoheshin reformat demokratike ne vend. Edhe atehere kur Shqiperia e shqiptaret e kerkuan me ngulm , shprese e besim te madh qenien e tij ne krye te vendit,,,ai refuzoi…Dhe jo rastesisht. Dhe sot kur shqiptareve me shume se kurre ju duhet identiteti i tyre i vertete kombetar dhe historia e tyre reale e pa stisje,,,shteti shqiptar te cilit i sherbeu e i sherben Ismaili [ dhe jo vendi i tij apo vendit te tij] …po i bejne nje shtepi – kala, restaurimi i se ciles ka kushtuar jo pak…E pikerisht atje ,,ne vendin ku dikur qendronte Obelisku i atij qe kurre nuk i tha njehere plac Ismailit ,,,i cili nga ana e tij e betonoi ne vepren e tij te ”pasur desidente letrare”..E si ne heshtje por me nje tersellime qe vlon e zjen perbrenda gjak shqiptari te vertete, te ndershem e patriot .qendrojne ende edhe pse drejt rrenimit e shkaterrimit total e nen bezdine e shtetit mizerrabel shqiptar te djeshem e te sotem shtepite e gjigandeve e korifejve te letrave shqipe te te shqiptarizmit..Fishta, Konica, Mjeda,Koliqi, Poradeci, .etj etj….Historia vonon,,por kurre nuk harron….dhe ate e shkruajne popujt dhe jo individet.. sado libra pa hesap te shkruajne e botojne ata……..

A.R.DOSTI

foto di Adriatik Riza Dosti.
foto di Adriatik Riza Dosti.

Rruga per ne Ferr nuk eshte nga Miami.Nga A.R.Dosti.

Te frymezuar nga bam – bumet e fishekzjarreve ne naten e nderrimit te viteve ,,,duket se shqiptaret nuk mund te ambjentohen dot kurre me qetesine e normalitetin e nje jete te zakoneshme e te qete. Ndaj,,viti i ri i gjeti me krisma armesh,,vrasje e krime nga me te rendomtat e banalet por edhe nga me te dhimbeshmet pasi ne fund te fundit moren e po marin jete njerezish te pafajshem. Dikush,,,i dale nga mente e kokes.. vret se nuk i dhane vajzen per nuse, dikush apo me sakte nje i cmendur psiqik vret per nje plep a nje vije uji,,,nje tjeter per hakmarrje te akumuluar ne vite ,,nje tjeter per vetegjyqesi,,nje tjeter behet gati te vrase neser me siguri,,,e natyrisht pa i bere syrri terr e pa pike droje,,,Mjafte o te marre se u shuat fare . Edhe popullsine e Kines a te Indise te kishim pasur me keto ritme krimesh e vrasjesh ju siguroj se pas 20 vjetesh a me pare nuk do te mbetemi as per fare ,,,,,Me e keqja qendron ne sarkazmen e peshtire te qeverise ,,,kur nje Minister torollak e ahengxhi,,,pa pike turpi e pergjegjesie si qytetar e lere me si shtetar i larte,,ironizon duke thene se c’ faj ka shteti se tjetri vret per nuse,,,Nje zedhenes i Rilindjes shkon edhe me larg me pafytyresine e tij tek deklaron se ne krahasim me nje vit me pare numri i krimeve eshte ulur ndjeshem me kaq e aq perqind…Eshte njesoj si ne ate te fameshmen shprehje te popullit ,,,se une te them Ujku e ti me thua ,,ku jane gjurmet..Mileti po vritet ne mes te dites e ju beni bilance arritjesh,,,Populli po tmerrohet nga mengjesi deri ne darke me c’ po sheh, degjon e perjeton e ju bridhni sa ne Majemi e Amsterdam aq edhe ne ekranet e peshtire te TV vampire qe i krijuat vete , i financoni vete e ju duhen sa here te doni qe tu dergoni shqiptareve te coroditur e te tmerruar ,,,buzeqeshjet tuaja te neveriteshme ,,,pas se cilave prej vitesh vazhdojne te degjohen krisma armesh, te rregjistrohen viktima e te marrin arratine nga syte kembet mijera shqiptare te pa mbrojtur e te pa sigurte per jeten e tyre te sotme ,,,se per te nesermen as qe behet fjale…U shofshi me rrenje e bina ju o vemje te ndyra qe e katandiset kete popull ne kete fare derexheje sa ne vend qe tu vrase ju po vret veten…Por Zoti eshte i madh… ai vonon por kurre nuk harron ,,,,Ne ate bote askush nuk ka ikur pa i lare me pare gjynahet e mekatet e bera…Shkofshi ne ferr e ne djall ishalla…